EC Ma Ndryshe

Qëllimet kryesore të organizatës janë promovimi i qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse dhe ngritja e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore. EC Ma Ndryshe është ndër themelueset dhe përfaqëson Kosovën në Rrjetin e Europës Juglindore të organizatave që merren me trashëgimi kulturore SEE Heritage Network. Gjithashtu, është themeluese e Forumit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren dhe Rrjetit të Organizatave të Pavarura të Kulturës në Kosovë Forumi Kulturor. Që nga themelimi më 2006,
EC Ma Ndryshe ka qenë aktivisht e përfshirë në përforcimin e qytetarisë aktive për të ndikuar në politikat publike në nivel lokal (komunën e Prizrenit), me fokus të veçantë në politikat kulturore.
Organizata synon arritjen e një qytetarie të përgjegjshme në nivel lokal dhe shfrytëzimin e kulturës si mjet të zhvillimit lokal ekonomik. Puna e organizatës fokusohet në tri nivele të veprimit:
adresimi i politikave publike, mobilizimi i komunitetit dhe përdorimi i mjeteve të intervenimit direkt për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore. Strategjia e punës së organizatës do të përdorë qasjen trekëndëshe kulturë pjesëmarrje zhvillim (burim mjet rezultat). Kjo qasje e sheh kulturën si burim për tu shrytëzuar, pjesëmarrjen si metodë të veprimit, derisa zhvillimin ekonomik si rezultat të dëshiruar.
Kontaktet:
www.ecmandryshe.org, info@ecmandryshe.org,
+38138224967 & +38129222771,
Ismet J Kumanova Nr. 31 Prizren
Zeki Shulemaja Nr. 2 - Prishtinë