Një nga sfidat kryesore të sektorit të turizmit në Prizren është mungesa e materialeve (referencave) dhe ofertave konkrete për të tërhequr turistët. Edhe pse me potencial të madh të trashëgimisë kulturore dhe jetë tërheqëse kulturore, Prizrenit ende i mungojnë referencat e shkruara dhe të promovuara të turizmit. Në mesin e shumë referencave për tërheqje turistësh bëjnë pjesë edhe pakot turistike (me fokus në trashëgiminë kulturore) dhe vizitat e organizuara me ciceronë për të njohur kulturën e vendit. Përpilimi i një numri të caktuar paketash turistike, të cilat do të promovohen edhe virtualisht dhe të cilat do të shoqërohen me ecje informative (me ciceron), do të krijojnë një ofertë konkrete për turistët që vijnë në Prizren.më shumë